Pas akuzave për zgjedhjet në PD, Sokol Olldashi braktis qeverinë
Tiranë- Një dita pasi hodhi akuza për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarin e ri të PD-së, Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e sotme të qeverisë.
nuk e fshehu aspak zemërimin ndërsa akuzoi partinë e tij se kishte bërë një proces zgjedhor të deformuar dhe të manipuluar.
Nga lista u hoqën shumë anëtarë të vjetër dhe u shtuan në momentet e fundit shumë anëtarë të rinj në mënyrë fiktive. Unë uroj që këtë anëtarë të shtuar të vijnë e të regjostrohen vërtet në Partinë Demokratike të drejtuar nga kryetari i ri- shtoi Olldashi.
Sipas tij, ndaj drejtuesve lokalë që shprehnin mbështetjen për Olldashin shkarkoheshin ose u bëhej presion me vendet e punës që mbajnë ende.
Sakaq që edhe ditën e sotme kryeministri ende në detyrë Sali Berisha i uroi suksese në detyrën e tij të re Lulzim Bashës. Berisha: S’rrita dot ndihmën ekonomike. Uroj që ta bëjë qeveria e ardhshmeKryeministri ende në detyrë Sali Berisha teksa ka zhvilluar sot mbledhjen e rradhës së kabinetit qeveritar ka shprehur keqardhjen e tij për mosmbajtjen e premtimit siç tha ai për rritjen e ndihmës ekonomike për personat që janë në varfëri ekstreme. Ndërsa ka theksuar se shpreson që këtë ta bëjë qeveria e ardhshme me kryeministër Edi Ramën.
“Dua të shpreh keqardhjen se një objektiv që e kam patur për zemër nuk arrita ta realizoj, rritja e ndihmës ekonomike për të gjithë ata që ishin në varfëri ekstreme. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë, që asnjë shqipëtar të mos jetojë në varfëri ekstreme, por ajo mund të çrrënjoset tërësisht… Ne bëmë një punë shumë serioze, ne realizum regjistrin dixhital të të gjithë qytetarëve në ndihmë ekonomike, rregjistrimi i përgjithshëm i popullatës është një bazë tjetër e shkëlqyer e të dhënave, nëpërmjet ktyre të dyjave uroj që qeveria e ardhshme ta bëjë. Një pastrim i madh i informalitetit të ndihmës ekonomike… S’është një kosto e papërballueshme s’është rënduese por procesi u zgjat për shkaqe në disa raste objektive, raste buroktraike e një herë ndjej keqardhje, se është një premtim shumë sensitiv”,- tha Berisha.
Ndërsa paralajmëroi se çdo vendim e koncesion i dhënë nga kjo qeveri është transparent dhe kryeministri i ardhshëm sipas tij,bën gabim që thotë se do t’i anullojë ato. Pasi sipas Berishës largon dhe tremb investitorët.
“Kjo qeveri vazhdon ushtrimin e detyrave të veta deri në mbledhjen e fundit se është kjo që ka hap siparin që nga 2008 të firmosë në sektorin privat për ndërrimin e qindra hidrocentraleve, është histori e qartë e suksesit, dëshmi e një besimi të madh të biznesit për klimën e investimeve në Shqipëri…. Por një qeveri që me megafon zotohet se do anullojë këtë apo atë koncension pa paraqitur edhe një argument të vetëm e pa dërguar dosjen në gjykatë s’ka qëllim tjetër përveç të vërë gjoba. Asgjë në këtë botë s’trembet më shumë se paraja. Nëqoftëse nga selia mavi cdo vit bëhet kjo thirrje domethënë që qindra investitorë të rezervohen shumë për të investuar paratë e tyre në këtë vend”,- tha Berisha.
Sipas kryeministrit ende në detyrë, Shqipëria bazuar në raportin e GREK-ut, është ndër të paktat vende që përmbushi kërkesat e raundit të tretë të tij. Berisha tha se qeveria në detyrë do vazhdojë të marrë vendime në përputhje me programin e saj qeverisës dhe asnjë vendim që ndërhyn nga programi i qeverisë tjetër, tha ai.
“Ne do vijojmë normalisht në funksion të programit të kësaj qeverie. Asnjë ligj që interferon në programin e qeverisë tjetër nuk do miratohet. Rritja e rrogave dhe pensioneve janë në zotimin tonë, e kemi bërë 7 vite me rradhë e do e bëjmë sa herë të jemi në pushtet, si mashtrojmë qytetarët me premtime antiglobaliste.., çmimet nuk ulen kanë në mënyrë të pashmangshme rritje progresive”,- u shpreh ai.