SOS, rojet bregdetare ndihmojnë dy mjete ujore
HIMARË- Dy mjete lundruese, një anije peshkimi dhe një velierë, janë ndihmuar nga rojet bregdetare në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe gjatë paradites, pasi kanë dhënë alarmin SOS për shkak të avarive, ndërkohë që kanë qenë duke lundruar në det.
Rasti i parë u shënua përballë brigjeve të Himarës, disa milje larg, kur pala greke dhe rojet bregdetare kanë ndërhyrë, duke I dhënë ndihmën dy peshkatarëve, të cilët dhanë alarmin SOS pas një avarie në varkën e peshkimit. Rasti I dytë u shënua paraditen e sotme në afërsi të Karaburunit, kur një veliere me një cift turistësh francezë kanë kërkuar ndihmë pasi kanë mbetur ne det pas një avarie në motor.
Rojet bregdetare kanë ndërhyrë në kohë edhe këtu, duke I transportuar turistët dhe velierën drejt portit të Orikumit. Cifti francezë lundronin me veliere ‘Nenuphar LR’ me destinacion Brindizin.
(e.m/BalkanWeb)