Mirditë, tentoi të kalojë lumin, mbytet 43-vjeçari

Një person është mbytur në ujërat e një lumi në Mirditë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në komunën e Kaçinarit në fshatin Simon, ku shtetasi Llesh Karrica, 43 vjeç është mbytur në ujërat e lumit. Mësohet se 43-vjeçari ka gjetur vdekjen ndërsa po kalonte përmes lumit, pasi rruga është e bllokuar pas rrëshqitjes së dheut nga moti i keq. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur kërkimet për nxjerrjen e trupit të viktimës, pasi ende rezulton i pagjetur.