Tragjedia ajrore në Pakistan, vendi mban zi për viktimat
Pakistan- Pakistani po mban zi për viktimat e tragjedisë ajrore ku një avion u rrëzua në një zonë rezidenciale afër aeroportit ndërkombëtar të Islamabad.
Ishin 121 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit në bordin e Air Bhoja, i fluturimit BHO-213 nga Karachi në Islamabad.
Punonjësit e shpëtimit rinisën kërkimet në rrenoja në fshatin Hussain Abad të shtunën në mëngjes, dhe zyrtarët kanë konfirmuar se nuk ka të mbijetuar. Po ashtu zyrtarët bënë me dije se kutia e zezë e fluturimit Boeing 737 është marrë dhe t’i dorezohet hetuesve.
Avioni ishte duke bërë manovren e fundit për ulje në aeroportit ku ndodhi rrëzimi, teksa raportohet se kishte stuhi në atë kohë. Trupat po nxirren, thanë zyrtarë lokale, edhe pse shumë prej tyre nuk janë identifikuar ende pasi trupat janë dëmtuar rëndë.
Ministri i Brendshëm pakistanez, Reham Malik ka thënë se një hetim për aksidentin ka nisur. Të afërmit e viktimave të pikëlluar u mblodhen në aeroportet e Karachi dhe Islamabad. Situata është e trishtë pasi njerëzit përpiqen dëshpërimisht të identifikojnë të afërmit e tyre mes viktimave. Rrëzimi ndodhi të premten në oren 17:00 më orën lokale, dhe mësohet se copat e avionit janë shpërndrë në një rreze shumë të gjërë, rrugë, fshat apo pranë shtëpive.
Bhoja Air është një kompani e vogël ajore që filloi punën 10 vjet më parë por u rimbyll për shkak të vështirësive financiare dhe së fundmi ishte rihapur sërish. Në korrik 2012 një Airbus A321 u rrëzua pasi po ulej në Islamabad duke vrarë 152 persona në bord, tragjedia më e madhe ajrore në Pakistan.
Edhe pse industria ajrore në Pakistan po lulëzon kritikët thonë se standartet s’kanë qënë gjithmonë në barazpeshë më rritjen e shërbimeve.
Dorina Bilbili/IDEA/