E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, makina del nga rruga, vdes drejtuesi, plagosen 2 pasagjerët

KORCË- 1 person ka humbur jetën, ndërkohë që dy të tjerë janë plagosur pas një aksidenti rrugor, të ndodhur pasditen e sotme në Korcë.

Burime të policisë së qytetit juglindor bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00, në unazën e qytetit. Mësohet se të plagosur janë Sotir Trebicka dhe Arben Brahimllari, ndërkohë ende nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës.

Nga hetimet paraprake mësohet se makina me targa amerikane me të cilin udhëtonin tre personat ka dalë nga rruga, si pasojë ka sjellë humbjen e jetës së drejtuesit të saj dhe plagosjen e 2 pasagjerëve. 
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›