FRD nis dialogun me komunitetin ndërkombëtar, Oketa takon Wollfarth
TIRANE- Kryetari i Grupit Nismëtar për krijimin e FRD-së, deputeti Gazmend Oketa dhe anëtari i këtij Grupi, Aleksandër Biberaj zhvilluan sot një takim me Ambasadorin e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wolfarth në selinë e kësaj Prezence.
“Ky takim shënon çeljen e dialogut të FRD-së me komunitetin ndërkombëtar në emër të njohjes së miqve dhe partnerëve të Shqipërisë me angazhimin e FRD-së si forca më e re politike në vend, thuhet në njoftimin e FRD.
Në takim mësohet të jetë diskutuar për cështje të aktualitetit sic janë përfundimi i reformës zgjedhore si dhe zgjedhja e presidentit të ri.
Zyra e shtypit të FRD, thekson se në takim u shkëmbyen mendime rreth pikësynimeve strategjike të FRD-së për krijimin e klimës së nevojshme politike dhe bazën ligjore për të siguruar pavarësinë e institucioneve kushtetuese, në respektim të parimit themelor të demokracisë për ndarjen dhe balancimin e pushteteve, pa të cilat nuk arrihen dot as rezultatet e dëshiruara në luftën ndaj korrupsionit.
FRD ka theksuar në takim edhe angazhimin e kësaj force për të zgjidhur përfundimisht problemin e pronësisë si dhe atë të dëmshpërblimit e të integrimit të ish-të përndjekurve politikë.
(ma.ar/BalkanWeb)