Reshjet, KESH: Përmirësohet situata hidroenergjetike
TIRANE- Situata hidroenergjetike në vend është përmirësuar ndjeshëm, falë edhe reshjeve të ditëve të fundit. Sipas të dhënave të Korporatës Elektroenergjetike shqiptare, niveli i ujit dhe prurjet në liqene janë rritur.
Kështu, niveli i Fierzës ka arritur në 294.5 metra dhe prurjet anësore janë 300 metër kub në sekondë. Niveli në liqenin e Komanit është aktualisht në 169.39 metra dhe prurjet janë 160 metra kub në sekondë. Ndërsa në liqenin e Vaut të Dejës niveli i ujit është 73.07 metra dhe prurjet janë në kuotën 30 metër kub në sekondë.
Në total konsumi i energjisë në vend aktualisht arrin në 16–17 milionë kilovat/orë në ditë, nga të cilat KESH po prodhon rreth 8 milionë kilovat/orë energji në ditë për të mbuluar nevojat e vendit dhe pjesa tjetër po sigurohet me anë të importit në bashkëpunim me kompaninë CEZ Shpërndarje.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)