E Diel, 1 Nëntor 2026

Pr/ligji për arsimin parauniversitar, diskutohet në komision

TIRANË- Komisioni i medias dhe edukimit ka nisur diskutimin nen për nen të projektligjit për arsimin parauniversitar, i cili vjen i rishikuar në Parlament pas kundërshtive të shumta që i janë bërë atij më herët nga opozita, grupet e interesit, sindikatat si dhe komunitetet fetare.

Nenet e para të draftit janë kaluar me konsesus nga të dyja palët, ndërkohë që pikat më të nxehta parashikohet të diskutohen javën e ardhshme dhe kanë të bëjnë me kriteret për emërimet dhe shkarkimet në arsim.

Në prezencë të zv/ministrit të Arsimit Halit Shamata, kreu i komisionit Valentina Leskaj ka kërkuar përfshirjen e paketës ligjore hartuar nga opozita për disa ndryshime në projektligjin e arsimit parauniversitar me qëllim që ligji të jetë funksional dhe gjithëpërfshirës. Vec kësaj pr/ligji për arsimin parauniversitar pritet të nxjerrë sërish në pah kundërshtitë e komuniteteve fetare sa i përket moslejimit të mbajtjes së simboleve fetare në shkollat publike. 

Nëse miratohet ligji parashikon që të mbetet në fuqi sistemi 9-vjecar, por shkolla fillore të bëhet 6 vite, kurse sistemi në gjimnaze do të mbetet 3-vjecar.
Risi në këtë pr/ligj është pika për gjuhën e huaj e parashikuar të hyjë si provim i detyrueshëm në gjimnaze dhe provimi i parë të aplikohet në vitin 2014, dhe në shkollat 9-vjecare ku provimi i parë do të aplikohet në vitin 2015.

Gjuha e parë e huaj do të nisë në fillore në klasën e tretë, kurse gjyha e huaj e dytë do të nisë në klasën e shtatë.
(el.me/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›