E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mashtrojnë shtetin, Umberto Bossi dhe 2 djemtë e tij nën hetim

ITALI- Lideri i Legës, Umberto Bossi do të hetohet nën akuzën për mashtrim ndaj shtetit. Mediat italiane bëjnë me dije se emri i tij tashmë është shkruar në regjistrin e të hetuarve për mashtrim, bashkë me ish-ministrin e thesarit Francesco Belsito, në lidhje me rimbursimet elektorale në korrik të viti 2011.

Prokurori i Milanos Edmondo Bruti nëpërmjet një deklarate për mediat bëri me dije se bëhet fjalë për shumën prej 18 milion eurosh, ndërkohë që mësohet se të dyshuar janë edhe dy djemtë e Umberto Bossi, Riccardo dhe Renzo Bossi, për përvetësim parash.

Sipas hetuesve, Umberto Bossi, si përfaqësues ligjor i Legës, ka qënë në dijeni se fondet e thesarit të shtetit, të menaxhuara nga Francesco Belsito dhe në bashkëpunim i kanë përdorur për qëllime partiake. Kryeprokurori Bruti tha se nën hetim për përvetësim parash është edhe senatori Piergiorgio Stiffoni, i cili ka përfunduar nën vëzhgimin e hetuesve për disa tranferime parash të dyshimta. 
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›