E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, ndizen dritat e festave në qendër të qytetit

KORÇE - Ndizen dritat e festave edhe në qytetin e Korçës, i cili ka nisur të dekorohet disa ditë më parë.

Ndryshe nga vitet e mëparshme, ndezja e dritave është kryer mbrëmjen e djeshme pa ceremoni të organizuar nga Bashkia.

Pema e madhe është vendosur përpara Teatrit Çajupi, ndërsa 6 të tjera ndodhen në sheshin para Katedrales. Ndërkohë, Bashkia po përgatit dhe organizimin e panairit të përvitshëm.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›