E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbët vendosin një barrikadë të re në Jarinjë

PRISHTINE- Serbët e veriut kanë vendosur sot në mesditë një tjetër barrikadë në Lesipovic, në pikën kufitare të Jarinjës.

Sic transmetojnë mediat kosovare vendosja e barrikadës së re është bërë në orën 13:30 duke bllokuar kështu rrugën Rashkë-Leposavic para pikëkalimit Jarinjë.
Kështu u ndalua qarkullimi në këtë pikë, i rifilluar pas shumë kohësh mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00.

Nga ana e Kosovës serbët i drejtojnë automjetet dhe kalimtarët përmes rrugëve alternative.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›