E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushë e blertë-fushë e kuqe, gjyqtarët bojkotojnë kampionatin

Tiranë Këtë fundjavë nuk do të ketë futboll në Shqipëri. Asnjë ndeshje e asnjë kategorie nuk do të zhvillohet. Të gjithë gjyqtarët e futbollit shqiptar kanë qenë të një mendjeje kur kanë vendosur të bojktojnë kapionatin, duke mos dalë në fushën e blertë, e cila shpesh nga fushë futbolli, është shndërruar në arenë boksi e ku ata kanë qenë gjithnjë e më shpesh viktima.

Vendimi i fundit erdhi pas publikimit të masave ndëshkimore që komisioni i displinës pranë FSHF mori ndaj klubit të Laçit, në fushën e të cilit javën e fundit u ushtrua dhunë ndaj gjyqtarit të FIFA-s Lorenc Jemini. Për skuadrën e Kurbinit, komisioni i disiplinës mori vendimin që kjo skuadër të luajë të gjitha ndeshjet, deri në fund të sezonit, jashtë fushës së saj, t’i hiqen 6 pikë ndërkohë që u dënuan me nga 24 muaj presidenti Pashk Laska, dy zv/trajnerëve, Ardian Laska dhe Kastriot Rama. Bashkë me ta me 12 muaj është dënuar edhe Florian Laska, lojtar i  skuadrës së Laçit. Pas këtij ndëshkimi skuadra laçiane ka zbritur në vendin e 11-të në kuotën e 10 pikëve.

Por këto masa janë menduar të lehta nga gjyqtarët që kanë menduar të reagojnë me bojkot të fushave për një javë.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Rrahën gjyqtarin e FIFA-s, dy kapot e Laçit në qeli
  2. Grima: Ndeshja me Tomorrin, Vllaznia e pësoi nga gjyqtarët
  3. Vllaznia akuzon gjyqtarët: Ishin tendencioz

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›