E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majko i PS: Pakti me PD nga presioni, jo nga vullneti

TIRANE- Deputeti socialist, Pandeli Majko është shprehur, dje, gjatë një interviste për “Zëri i Amerikës” se negociatat mes PD-së dhe PS-së erdhën si pasojë e trysnisë ndërkombëtare dhe jo si vullnet i palëve. “Negociatat në thelb nuk vijnë nga vullneti i mirëfilltë i palëve, por besoj se kjo më tepër i dedikohet presionit të ndërkombëtarëve”, tha ai. I pyetur në lidhje me një koalicion të mundëshëm me LSI-në, Majko tha se: “PSsë nuk i takon të luajë rolin e atij që ka mbetur jetim në mes të katër rrugëve dhe po pret që një parti tjetër t’i japë dorën për të ardhur në pushtet”.

“LSI është një parti që ka votat e veta, ka elektoratin e vet, sot ajo është në pushtet. Deklarimet që vijnë qoftë nga LSI, qoftë nga PD është që edhe në zgjedhjet e ardhëshme do të jenë së bashku, kështu që diskutimi i një hipoteze të tillë do t’i ngjante rënies me kitarë apo me mandolinë si dikur në rrugicat e Korçës për t’i mbushur mendjen një vajze, e cila tashmë është fejuar me dikë tjetër”, deklaroi Majko.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›