Rreth 40% e pacientëve infektohen në spital
Infeksionet spitalore, ato që i marrin gjatë kohës së qëndrimit në spital, bëhen edhe më të rrezikshme se vetë sëmundja. Shpeshherë këto infeksione janë edhe shkaku kryesor i përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, duke shkaktuar në disa raste edhe vdekjen. Infeksionet nozokomiale, zakonisht gjenden në sallat e operacionit, në ambientet spitalore, në pajisje apo edhe në veshjet e punonjësve të shëndetësisë. Dy vjet më parë, infeksionet si stafilokoku, pseudomonas të gjetura në sallat e kardiokirurgjisë shkaktuan vdekjen e një pacienti dhe përkeqësimin e gjendjes shëndetësore te tre të sëmurë të tjerë.
Por infeksione të tjera, pak apo më shumë të rrezikshme, qarkullojnë çdo ditë në qendrat shëndetësore, në xhepat e mjekëve, por edhe në çarçafët e spitalit.
Në një takim, drejtori i Qendrës së Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore, Isuf Kalo, ka raportuar mbi shifrat e fundit të lidhur me këto infeksione spitalore. Sipas një studimi që është shtrirë në të gjithë vendin, probleme me këto infeksione ka kudo, por më shumë në spitalet e rretheve.
Raporti
Në 100 pacientë, 38 prej tyre rezultojnë të prekur nga infeksionet spitalore, të cilat renditen si një ndër shkaqet kryesore të vdekshmërisë në vendin tonë. Shifrat janë raportuar nga Qendra Kombëtare e Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Pavijonet në të cilat pacientët kanë riskun më të lartë të infektimit në spitale janë shërbimi i djegie-plastikës, kirurgjia, shërbimi i okulistikës, pediatria.
Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, pohoi ekzistencën e infeksioneve në spitalet e vendit, ndërsa premtoi hartimin e një strategjie për minimizimin e tyre.
"Arsyeja kryesore e ekzistencës së infeksioneve është, sepse përveç të tjerave edhe procesi i sterilizimit nuk funksionon në parametrat e duhura. Kjo është betejë për t‘u fituar" u shpreh ministri Vasili. Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë identifikoi si një tjetër të infeksioneve spitalore, hyrjen pa kriter të personave në këto mjedise, përfshi këtu shoqëruesit e pacientëve.
Infeksionet
Sipas raporteve të viteve të fundit, qendra nozokomiale nga 50 deri në 70 për qind të shtimeve në spitale rrezikojnë të preken nga këto infeksione, të cilat ndikojnë negativisht në përparimin e sëmundjeve, apo në përkeqësimin e saj. Konkretisht, sipas statistikave: në 10 pacientë 4-6 prej tyre janë të destinuar të preken nga infeksionet spitalore.
Përveç shtimit të ditëve në spital dhe përkeqësimit të sëmundjeve, këto infeksione ndikojnë negativisht edhe në dobësimin e financave të spitalit. Infeksioni nozokomial është një infeksion i marrë në spital pas shtrimit të pacientit dhe është një nga shkaqet kryesore të zgjatjes së ditëqëndrimit dhe shtimit të shpenzimeve spitalore, për shkak të harxhimit të antibiotikëve.