E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkollat profesionale

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, zhvilloi dje një takim me nxënësit dhe mësuesit e shkollës së mesme profesionale "Karl Gega" në Tiranë. Gjatë vizitës së tij, ministri Tafaj theksoi edhe një herë se arsimi profesional përbën një sektor prioritar të programit qeveritar për arsimin shqiptar.

Tafaj u shpreh se pas vendimit të disa ditëve më parë të Këshillit të Ministrave, po stimulohen financiarisht me bursa të gjithë nxënësit e vitit të parë dhe po punohet edhe për krijimin e një pakete nxitëse në formë granti për t‘u dhënë mundësi të reja vetëpunësimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›