Shqipëria, hapa përpara Raporti i Komisionit Europian, një mrekulli e vërtetë!
Raporti ishte një mrekulli, Shqipëria ka bërë hapa përpara, por... Mali i Zi, Serbia, Maqedonia do të hynë në Europë, ndërsa ne jo. Raporti flet se Shqipëria ka bërë hapa përpara, po për momentin nuk ka asnjë dritë jeshile. Do të presim akoma,
sepse në raport janë theksuar disa gjëra të "vogla"...
Si administrata publike, ku lëvizjet politike kanë vazhduar edhe pse me një shtrirje më të vogël, korrupsioni - është një ndër problemet më shqetësues në vend dhe është më i prekshëm në sistemin e shëndetësisë. Për gjyqësorin raporti thekson se ka pasur shumë pak progres lidhur me reformën e gjyqësorit, strategjia afatgjatë e reformës gjyqësore ka mbetur pezull.
Për integrimin theksohet se pak progres është vënë re në planin kombëtar të MSA-së.
Trafikimi
Shqipëria vazhdon të mbetet një vend i origjinës së transitit dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Fëmijët dhe gratë ende vazhdojnë të trafikohen në Shqipëri. Krimi i organizuar vazhdon të mbetet një shqetësim serioz për Shqipërinë ka pasur shumë pak progres në luftën kundër krimit. Pra, në përgjithësi raporti tregon se Shqipëria ka pasur arritje, zhvillime, por se ku janë arritjet nuk dihet se ku janë.
Të gjithë mund të pyesim se a kemi bërë arritje? Ku janë? Nuk i numëron njeri. Raporti numëron disa gjëra të vogla.
Raporti i mat gjërat me dy lloj metri. Zgjedhjet parlamentare përmbushin shumicën e standardeve ndërkombëtare, pra jo të gjitha. Ndërsa te reformat që duhet të bënim për t‘u futur në BE, aty kemi probleme. Vendi ka ecur përpara në plotësimin e shumicës së standardeve për liberalizimin e vizave. Kemi ecur përpara, por përpara doli Maqedonia e Mali i Zi. Këtu ku na mban mbi shpatulla Europa na thotë që t‘i plotësojmë një për një të gjitha pikat.