Korçë, reshje intensive dëbore

Sipas të dhënave më të fundit, në qytetin juglindor, bora ka arritur në 15 centimetra trashësi, ndërsa në zonat me mbi 1 mijë metër lartësi nga niveli i detit, trashësia e dëborës ka arritur në rreth 40 cm.
Në akset nacionale Korçë-Kapshticë, Korçë-Qafë Thanë, në disa segmente është i detyrueshëm përdorimi i zinxhirëve. Ndërkohë, në fshatra të thellë, rrugët janë të pakalueshme, ose qarkullohet me vështirësi. Kështu, aksi Korçë-Voskopojë, qarkullohet me zinxhir, ndërsa aksi drejt fshatit Dardhë është i pakalueshëm.
Reshje dëbore ka pasur edhe në rajonin e Dibrës, kryesisht gjatë pasdites së shkuar dhe gjatë darkës, por sot në mëngjes ato kanë pushuar. Rrugët e shumë fshatrave janë ende të bllokuara, çka bora e re është vendosur mbi atë të vjetrën. /Start/
2012-02-27 08:44