E Diel, 1 Nëntor 2026

Traktati i BE, Merkel: Presim qetësim të tregjeve financiare

BRUKSEL- Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri të qartë se ajo pret një qetësim të tregjeve financiare dhe më shumë besim tek Eurozona, pas miratimit të traktatit të ri të BE-së.

"Çdokush në botë mund të shohë se kemi mësuar vërtet nga gabimet e së kaluarës", -tha Merkel, gjatë një konference për shtyp.

“Fakti që Britania e Madhe pengoi një marrëveshje mes 27 vendeve anëtare të BE-së, nuk është aq dramatik. E rëndësishme është të mos ketë kompromise të rreme, por rregulla të forta dhe disiplinë”-vijoi më tej kancelarja gjermane.

Marrëveshja e re për Eurozonën plus gjashtë vende të tjera të BE-së, të cilat nuk e kanë ende euron si mjet pagese, do të formulohet deri në fillim të muajit mars.

Marrëveshja do të jetë baza e një unioni fiskal, pra një bashkëpunimi të ngushtë në politikën buxhetore të 23 vendeve.
(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›