E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rompuy- Barroso: Dialogu do sigurojë stabilitet në rajon

BRUKSEL- Presidenti i Bashkimit Europian Herman Van Rompuy dhe presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso në njën koferencë të përbashkët për mediat bënë me dije rezultatet e samitit të BE të mbajtur në Bruksel.

Duke falenderuar presidencën polake për kontributin e saj në arritjen e marrëveshjeve me rëndësi, presidenti i BE , Van Rompuy theksoi një nga vendimet më të rëndësishme sic ishte  anëtarësimi i Kroacisë në BE, ndërkohë sa i takon refuzimit të statusit të Serbisë sqaroi se këmbënguli që ajo të përmisojë marrëdhëniet me Kosovën.

“Ne inkurajojmë Serbinë të përmisojë marrëdhëniet me Prishtinën për hir të interesit të saj. Ne do vlerësojmë situatën e Serbisë për ti dhënë statusin e vendit kandidat”,- theksoi Rompuy.

Presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso nënvizoi se duhet një kordimin i politikave të BE.

“I kënaqur se kemi pasur konkluzione për rritjen ekonomike. Na duhet të kordinojmë politikat për BE. Rritja ekonomike dhe punësimi pikat kryesore. Të biem dakort që të ketë traktat me përputhje me ligjet europiane. Siguruam që PE do ketë të bëjë me këtë proces”,- nënvizoi Barroso.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›