E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, temperaturat nën zero, ngrica pushton rrugët

KORÇË- Rajoni i Korçës vazhdon të jetë i përfshirë nga temperaturat e ulëta pasi edhe pse nuk ka reshje dëbore, në rrugë janë krijuar shtresa akulli, që për pasojë, ka sjellë vështirësi në qarkullimin rrugor.
Sipas shërbimit metrologjik sot gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit në qytet temperatura minimale shënoi minus 7 gradë celcius, ndërsa në zonat malore dhe fshatrat turistikë të Dardhës dhe Voskopojës, temperatura minimale ka qenë minus 10 gradë celcius.
Sipas drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Rrugëve Nacionale, Kreshnik Zgjani, akset rrugore Kapshticë-Korçë, Korçë, Qafëthanë dhe Korçë Ersekë, janë të kalueshme nga automjetet në pjesën më të madhe pa zinxhirë me përjashtim të segmenteve rrugore Bilisht-Kapshticë, Qafa e Qarrit- Ersekë, segmenti i Qafëplloçës dhe segmenti i Qafë Thanës, ku automjetet mund të lëvizin vetëm me zinzhirë për shkak të shteresave të akullit që ka krijuar dëbora e rënë një ditë më parë.
Në këto akse rrugore që në mëngjes ka nisur puna për spërkatjen me kripë me qëllim eleminimin e shtresave të akullit.
Vështirësi qarkullimi për shkak të dëborës ka edhe në rrugën e fshatit turistikë të Dardhës ku automjetet mund të lëvizin vetëm me zinxhirë si dhe në rrugët e komunave malore të Lekasit, Vithkuqit dhe Trebinjës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›