Korçë, tregu i bulmetit pa kushte, AKU: 2 muaj afat, në të kundërt mbyllet
KORCË- Brenda 2 muajsh kushtet e tregtimit të nënprodukteve të qumështit në Korcë duhet të ndryshojnë, në të kundërt Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka paralajmëruar mbylljen e tij.
“Ka qenë një problem i vazhdueshëm tregtimi në kushte jashtëzakonisht të papërshtatshme i nënprodukteve të qumështit. Do vendosim një afat 2 mujor dhe nëqoftëse nuk rregullohen kushtet do të bëhet mbyllja e menjëhershme e këtij tregu”, tha Beni Napuce, kreu i AKU.
Gjatë inspektimit kreu i AKU kërkoi që të përcaktohet një vend i përshtatshëm për tregtimin e këtyre produkteve delikate.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)