E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, vrau në vitin 1996, arrestohet 35-vjeçari

Në pranga ra shtetasi Xhemal Toshi, 35-vjeç, banues në fshatin Vreshtas të Korçës.

Gjykata e Korçës, më datë 19 qershor të vitit 2008, e ka dënuar këtë shtetas me 23 vite burg, duke e shpallur fajtor për veprat penale “Vrasje me dashje, me paramendim “ dhe “Mbajtje të armëve të ftohta”.

Ky shtetas është autor i vrasjes me mjet të mprehtë (thikë) i shtetasit Shkëlqim Bregu, ngjarje kjo e ndodhur ne dt.27.12.1996 ne fshatin Vreshtas. Për sa më sipër materialet e përpiluara do t’i referohen Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme. /Start/

                                                                                             2012-09-11 09:20
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›