E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë/Boom divorcesh, shkak emigracioni

Emigracioni po "bren" familjet në rrethin e Korçës. Zgjidhjet martesore janë kthyer në çështjen e ditës në punën e gjyqtarëve në Gjykatën e Korçës, ndërkohë që rritja në shifra shumë të larta është kthyer në një fenomen.
Duke iu referuar shifrave zyrtare mësohet se në 10 muajt e këtij vitit janë regjistruar plot 354 kërkesa për divorc, ndërkohë që deri në këto momente janë zgjidhur ose e thënë ndryshe janë divorcuar 227 çifte nga qyteti i Korçës dhe fshatrat përreth saj.
Numri i partnerëve që i japin fund jetës në çift është shumë më i madh gjatë 2009-ës.
Duke iu referuar të njëjtave shifra zyrtare mësohet se një vit më parë i kanë thënë "po" divorcit duke mbyllur dhe procesin gjyqësor në gjykatë 311 çifte.
Sipas Shkëlqim Kajmakut kancelar në gjykatën e Korçës numri më i madh i kërkesave për divorc, vjen nga çiftet e reja.
Arsyet që çojnë këto çifte drejt divorcit janë nga më të ndryshmet. Natyrisht emigracioni duket se mban vendin e parë si një nga shkaqet e këtyre divorceve.
Por ndërsa emigracioni zë vendin e parë, arsyet e ndarjeve kanë edhe faktorë të tjerë. Natyrisht faktorë ekonomikë janë një tjetër argument që çon bashkëshortët drejt prishjes së lidhjes së tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›