E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë- Kontrolle për qarkullimin rrugor

Policia e Qarkullimit Rrugor në bashkëpunim me Sektorin e Kontrollit të Transportitkanë ndërmarë një aksion i cili është shtrirë në tëgjitha akset rrugore nacionale të rajonit të Korcës dhe do tëvazhdojë për disa ditë. Sipas shefit të policisë të qarkullimit rrugor për Korcën, Leonard Dinkollari nga kontrollet e ushtruara janë evidentuar një sërë shkeljesh duke filluar nga mangësite e vërejturanë dokumentacion, te rripi i sigurimit apo mos respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor.

Për kundravajtësit janë vendosur gjoba deri në dhjetë mijë lekë bën të ditur Dinkollari.Po gjatë këtij aksioni të përbashkët synohet që të disiplinohet edhe lëvizja e furgonave apo taksive drejt destinacionit pa udhëtarë, e cila deri tani nuk është respektuarnga drejtuesit e furgonave. Aksioni i përqëndruar fillimisht në akset rrugore të rrethit të Korcës në ditët në vazhdim do të shtrihet edhenë 3 rrethet e tjera të rajonit.

Gjatë 3 mujorit të parë të këtij viti në rrethin e Korcës janë evidentuar 5 aksidente midis të cilave 2 me pasoja vdekjeje dhe tre të tjera plagosje të lehta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›