E Diel, 1 Nëntor 2026

LOJRAT OLIMPIKE- BAN KI MUN NUK DO TË JETË NË CEREMONI

 

Pas Gordon Braun kryeministrit britanik edhe Sekretari i Pergjithshem i OKB-së Ban Ki Mun nuk do të marrë pjesë në ceremoninë hapëse të lojrave olimpike që do të organizohet në Pekin, në 8 gusht.

Dhe në të njëjtën kohë Parlamenti Evropian u kërkon qeverive të pavarura të bojkotojnë ceremoninë. Vazhdon akoma të njolloset imazhi i Pekinit 2008 dhe pikërisht kjo ceremoni që duhej të ishte momenti i prezantimit të Kinës, të fuqisë së re botërore. Ceremonia e hapjes së lojrave olimpike në Pekin, rrezikon të kthehet në një shuplakë të fuqishme kundër tij. Me një flakë olimpike tashmë e detyruar të fshihet, bëhen akomë më shumë këmbëngulëse zërat e disidentëve dhe minoriteteve të diskriminuara në Tibet. Pasoja është se edhe përfaqësuesit qeveritarë kanë filluar të bëjnë llogaritë. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun nuk do të shkojë në ceremoninë hapëse të lojrave olimpike në Pekin. Këtë e deklaroi zëdhënsja e tij Marie Okabe, duke theksuar se Ki Mun nuk do të shkojë për probleme kalendari. Qeveria e Kinës është lajmëruar që më parë për këtë tha ajo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›