Korçë- Vdes nga mbidoza një 32 vjeçar.
Një 32 vjeçar nga qyteti i Korçës është gjetur i vdekur sot paradite në banesën e tij. Dy punonjës policie dhe bashkëshortja e viktimës kanë qenë personat që kanë gjetur pa jetë trupin e Luan Çulit. Pas kryerjes së autopsisë në morgun e qytetit ka rezultuar se shkak për vdekjen e Çulit është bërë përdorimi i lëndëve narkotike.Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.