Ditari i Nju Jorkut (V)
Diku më lart një reklamë tjetër vinte nga Sabriu, që në shqip do të thotë "Durim". Sabriu e quante veten Sam dhe reklamonte zyrën e tij të avokatisë.
Po një zyrë tjetër avokatie, deklaronte me gërma të mëdha se: "Përfaqësojmë edhe çështje lëndimesh personale si: aksidente ndërtimtarie, shkurorëzim (divorce) etj". Aty mora vesh se edhe divorci hynte në lëndim personal, por mesa di unë divorci për dikë-dikë mund të jetë lëndim shpirtëror dhe nuk di të ketë ndonjë kompani sigurimesh për shpirtin, të cilën mund ta hedhësh në gjyq e t'i marrësh paret sa herë që je mërzitshëm.
Kërkohet një picamen
1. Në Conecticut, shtetin fqinj me Nju Jorkun dhe jo më shumë se një orë me tren nga Manhatani, jeton Gazi, një prej shokëve të mi më të shtrenjtë, piktor. Gazi ka ikur në vitin 90 me eksodin e parë në ambasada. Ai pat hyrë në ambasadën turke dhe mbasi ndjenji gati një vit në një kamp diku në Turqi, erdhi në Amerikë e u vendos për vite të tëra në Nju Jork. Më pas ai bleu një shtëpi të madhe prej druri në Conecticut.
Rruga e trenit për atje përshkon Harlemin: godina të mëdha dhe të shëmtuara prej tullash ish të kuqe e që tani kanë marrë një pamje dekadente zymtësie. Aq uniforme dhe antiestetike duken sa të kujtojnë pallatet e ndërtuara me kube prej druri kur ishim të vegjël ose mund të të nxisin edhe ndjesinë e krenarisë për apartamentet e ndërtuara gjatë socializmit në Shqipëri. Por prej dritares vihet re se mbi njërën prej tyre është shkruar "National Museum of Jazz" dhe kjo të sjell në mendje ritmet fantastike të bandave që njerëzit vazhdojnë t'i dëgjojnë në errësirë në lemontinë e një dite që shkoi.
Më pas treni i bie tangent Bonksit, kësaj lagjeje të vjetër, ndoshta edhe më të shkatërruar se Harlemi, ku historikisht kanë jetuar italianët e dikurshëm dhe shqiptarët e sotëm. Pamja është e njëjtë me frame-t e filmit "Na ishte njëherë Amerika" të Sergio Leones apo me sugjerimet vizive të "Pamje nga ura" të Artur Millerit.
Dhe vjen një kohë kur pamja sqarohet. Hyn në lojë nëna natyrë me lëndinat dhe pyjet, disa kodra të buta dhe shtëpi prej druri e larg njëra-tjetrës. Gjithsesi ndjehet se është një natyrë e klonuar ose le të themi e kuruar.
2. Me Gazin flasim e flasim ose më mirë ai flet dhe flet dhe si çdo qenie tjetër njerëzore ka grumbulluar të gjitha argumentet për të justifikuar zgjedhjet dhe vendimet e tij, siç edhe une do kisha të miat, po të më pyeste njeri se pse rri në Shqipëri e pse e kam shtëpinë pikërisht te Shkolla e Baletit.
Në Conecticut ka rënë borë. Temperatura është diku minus dhjetë dhe gjithçka është e ngrirë. Kur hyjmë në shtëpinë e Gazit është natë. Shtëpisë i hyjmë nga anash dhe jo nga dera kryesore. Një garazh i kthyer në studio pikture, më pas një vend i madh ndenjeje në të cilën një burrë i vjetër, ish trajnier i famshëm basketbolli në Shqipëri dhe vjehrri i Gazit, rri ulur para një kompjuteri të madh. Afrohem dhe përshëndetemi. Ai është ngulur para gazetave shqiptare dhe më pas i gjithë muhabeti me të u soll rreth Sali Berishës dhe Edi Ramës. Nuk ka gjasa të shkëputem nga politika shqiptare dhe prandaj ulemi me Gazin në studio dhe shohim pikturat e tij të fundit.
Unë jam shkëputur prej 17 vjetësh nga ai. Ai gjithashtu ka po kaq i shkëputur nga unë dhe tema e zgjedhur për të lidhë fijet e këputura: piktura e tij, është një rrugë e vështirë. Pikturat më pëlqejnë, por edhe më duken si të bëra prej një njeriu i cili jeton në një shtëpi prej druri, rrethuar me pyll e që i duhet t'i hipi makinës për të pirë një kafe, besoj se vetëm. Kjo më duket se e ka bërë tejet abstrakt, estetizant dhe i ka hequr atij atë lloj angazhimi a militantizmi social që në Shqipëri e ka pasë me bollëk. Më duket se ata kanë nevojë për një histori, për pak rrëfenjë, epizëm. Përpiqem ta shqiptoj këtë dhe sytë e mëdhenj të mikut tim më vështrojnë me dyshim. E natyrshme them me vete, e fundja kush jam unë. Ah sa do të ndryshonte puna sikur këtu në Amerikë historinë apo subjektin këtyre pikturave t'ia dhuronte një kritik apo galerist i njohur. Gazi e di mirë këtë dhe më citon me zgjuarsi batutën e një profesoreshe të tij në Fashion Institut e cila me një ton cinik i kishte thënë studentëve se stilin e një piktori të kohës sonë e përcakton piktura e parë e shitur...
"Illyria",nr. 1714, 18-21 Janar 2008
1. Siç e thashë edhe në hyrje, edhe në Amerikë shqiptarëve nuk u ka mjaftuar një gazetë, siç ishte "Dielli" i dikurshëm i Panfederatës "Vatra", por më 1998 Hajdar "Harry" Bajraktari themeloi "Illyrinë". Më 1998 Harry ia shiti Ekrem Bardhës dhe më 2006 ky i fundit e rishiti te Vehbi Bajrami. Për momenti "Illyria" "is the only american-albanian Neëspaper" në SHBA.
Redaksia e "Illyrisë" gjendet diku ku pritet 8 Avenue me 34 -35 Street, brenda një grataçeli që thirret "The Neëyorker Hotel". Aty ata kanë marrë me qira dy dhoma hoteli dhe i kanë bërë bashkë. Njëra është për editorin dhe tjetra për redaksinë. Një ish i njohuri im i vjetër, dikur gazetar i "Republikës" në Shqipëri punon atje.
Te "Illyria" shkuam bashkë me Antonin pa i lajmëruar më parë, alla shqiptarçe, dhe megjithëse gjetëm ditën përpara botimit të numrit, na pritën mirë. U ulëm dhe pimë kafe dhe biseduam diçka rreth komunitetit shqiptar në Nju Jork. Në fund mora si dhuratë numrin e 1714 të 18-21 Janarit 2008.
Me tu kthyer në darkë në apartamentin tim, nisa ta shfletoj këtë numër me shumë kureshtje dhe u përpoqa të nënvizoj disa përshtypje. Me thënë të drejtën më shumë më interesonte pjesa joredaksionale, pra reklamat, nëpërmjet të cilave shpreheshin edhe interesimet e botës shqiptare dhe gjuha e tyre. Ndaj dhe e nisa gazetën nga fundi:
2. "Kërkohet një picamen" - thuhej në një prej lajmërimeve. Hapa sytë. Një kompozitë italo-angleze: pizza + man e shndërruar në shqipen e këtushme në "picamen". Normalisht sipas zakonit të shqipes prapashtesa më e zakonshme për të shënuar zanatet kishte me qenë "ar", pra të paktën duhej të shkruhej se kërkohet një picar si pas modelit këpucë-këpuc-ar.
Reklama e telefonisë ishte gjithashtu ngazëllyese. Këtu globalizmi gjuhësor kishte hapë krahët. "Free telefon pa limit me trojet shqiptare". Anglisht + greqisht të vjetër + latinisht + shqip kishte krijuar një fjali me një hipërtekstualitet postmodern.
Diku më lart një reklamë tjetër vinte nga Sabriu, që në shqip do të thotë "Durim". Sabriu e quante veten Sam dhe reklamonte zyrën e tij të avokatisë.
Po një zyrë tjetër avokatie, deklaronte me gërma të mëdha se: "Përfaqësojmë edhe çështje lëndimesh personale si: aksidente ndërtimtarie, shkurorëzim (divorce) etj". Aty mora vesh se edhe divorci hynte në lëndim personal, por mesa di unë divorci për dikë-dikë mund të jetë lëndim shpirtëror dhe nuk di të ketë ndonjë kompani sigurimesh për shpirtin, të cilën mund ta hedhësh në gjyq e t'i marrësh paret sa herë që je mërzitshëm.
Dy-tre faqe më sipër vazhdojnë reklamat e zyrave të avokatisë. Njëra prej tyre krenohej dhe donte të përhapte besim duke thënë se: "Lëndën më të re që e kemi fituar në shumën 13.000.000 dollarësh është për një shqiptar që punonte në ndërtimtari", aty kuptova puritanizmin gjuhësor të shqiptarit të këtushëm. Me fjalën "Lëndën" ai nënkuptonte ose dëshëronte që ne të nënkuptonim fjalën "çështje", pra "Causa", "Case".
Një zyrë e tretë avokatie, në kuadër të vetreklamimit, thoshte se kishte fituar: "50.000.000 $ për dëmtimet e marra nga ekspozimi i bojrave". Vrava shumë mendjen se çdo të thoshte "ekspozimi i bojrave" në gjuhën tonë amtare, por nuk e kam marrë vesh ende. I përsëritur në dy faqe të ndryshme të gazetës ishte lajmërimi: "Dega e Lidhjes Demokratike e Kosoves organizon: Akademi përkujtimore kushtuar dy vjetorit të vdekjes së presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova. Akademia fillon në orën 6.00 pm".Pra për herë të parë në jetë kuptova se fjala "Akademi" kishte kuptimin e një gjësendit që hapet e mbyllet, fillon dhe mbaron, si p.sh hapet në orën gjashtë e mund ta mbyllësh në orën tetë. Po të qe kështu më kot u shqetësokan ata në Tiranë se po ia mbyllin Akademinë. Kjo qenka si fizarmonikë.
Diku në një faqe tjetër kishte reklama kompanish ajrore. Për këto kompani shqipet kishin shpikur një tjetër kompozitë, kësaj here franco-latine, me të cilën i ftonin njerëzit për: "fluturime me aviokompanitë më të njohura botërore". Ja pra edhe një fjalë e re "avion + kompani = aviokompani".
Një tjetër aviokompani thërriste me gërma të shkoqura se "ofrojmë bileta udhëtimi kudo në botë, veçanërisht në Shqipëri, Malësi, Kosovë, Maqedonetj, etj".Pra mësoni se numri i aeroporteve qenka më i madh se keni kujtuar ju. Paska aeroport edhe në Malësi. Duke dashur ta zgjidh me mend këtë çështje më doli gjumi natën nga gëzimi; Malësi këta i thonë Malit të Zi, domethënë tokave shqiptare atje dhe fjala sigurisht që ishte për aeroportin e Podgoricës.
Pastaj vinin reklamat e ahengjeve dhe dyzeneve. Kështu: "Më 27 janar, të dielën nga ora 6.30pm - 1.00am aktorët e Portokallisë do të jenë Live në… Gjini me Kol Kakarriqin. Hyrja 75 $ për person".
3. Dhe në fund mendova t'i hedh një sy edhe artikujve. U ndala diku ku pashë emrin e Mejremes, bashkëudhëtares sime dhe thashë: "Uauuu! Si ka mundësi që ta kenë pasqyruar me aq shpejtësi ardhjen e saj në SHBA!". Por jo, fjala ishte për: "Një grua shekullore mes maleve - Mejremja, 103 vjeçe, tregon historinë e saj dhe sekretin e jetegjatësisë". U ndala dhe u kuriozova sidomos rreth këtij sekreti. Ja ç'kishte thënë Mejremja për veten e vet: "Nuk më ka pëlqye mishi, jam ushqye me bylmet, me patate, fasule me bukë misri e gruni, më pëlqejnë pemët".