E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroaci- Bush uron vendasit për marrjen e ftesës nga NATO.

 

Në prani të presidentit të vendit dhe të krëve të tre shteteve të tjera, si dhe të mijëra e mijëra shtetasve kroat, presidenti Bush ka mbajtur fjalimin e tij përshëndetës me rastin e marrjes së ftesës për në NATO të shtetit kroat. Fjalimi I Bushit është ndjekur nga afër dhe nga presidenti Topi dhe kryeministri Sali Berisha.

Jam i nderuar që jam këtu dhe jam i lumtur që Shqipëria dhe Kroacia morën ftesën për në NATO. Mezi presim që edhe Maqedonia ta arrijë këtë moment, - ka thënë Bush. Ai është shprehur krenar që ndodhej në zemër të Kroacisë. Sipas tij edhe pse vendi është disa milje larg, sot në breg të adriatikut jemi së bashku si njerëz të lirë. Kroacia, ka thënë presidenti amerikan,ka ardhur nga një vend me luftë por ka ditur të krijojë mardhënie të mira jashtë.Ndaj Amerika e admiron kurajon dhe jeni të mirëpritur  në NATO . Presim që ju si shtete, të ecni përpara duke bërë reformat e nevojshme. Amerika dhe NATO do të qëndrojnë me ju dhe nuk do të lejojë që askush t'ju cënojë lirinë. Sipas Bushit, Maqedonia po bën një kontribut të madh në NATO. Arsyeja e shtyrjes së ftesës është bërë vetëm për shkak të konfliktit, sapo kjo çështje të zgjidhet edhe ky vend do të bëhet aleat i NATO-s . NATO është e hapur për të gjitha vendet e tjera në rajon, presim qe edhe Mali i Zi dhe Serbia të bëjnë hapat e nevojshëm për t'u anëtarësuar në Aleancë. " Njerëzit në këtë rajon e dinë cdo të thotë liria, e dini që e vetmja mënyrë për të luftuar ideologjinë e urryer është paqja.Në këtë moment të rëndësishme historik ju keni një rol të vlefshëm. Liria është e vetmja mënyrë për të shkuar në paqe. Për lirinë ia vlen që të luftohet.

Ju duhet ta gëzoni për këtë moment , zoti e bekoftë Kroacinë. Faleminderit Kroaci!"- më këto fjalë presidenti i amerikës ka mbyllur fjalimin e tij dhe më pas ka vijuar me përshëndetjet nga afër të pjesëmarrësve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›