E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, 1 milionë erru për certifikimin e bagëtive

Një projekt prej 1 milion eurosh, financuar nga Qeveria Shqiptare, do të mundësojë çertifikimin e të gjithë bagëtive si dhe dhe pajisjen e 37 mijë fermerëve me pasaportat e gjedhit, në rajonin e Korçës, duke rritur kështu kontrollin dhe sigurinë ndaj bagëtive.
Ndarja e 700 pasaportave të para filloi dje në komunën e Dvoranit, dhe do të vazhdojë për një periudhë gati dy javore në të gjitha fshatrat e këtij rajoni. "Ky është një projekt ambicioz që financohet nga qeveria shqiptare për të rritur kontrollin, shërbimet veterinare dhe lëvizjen e bagëtive",  tha drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Ushqimit në Korçë, Ardian Maho. Sipas tij, gjatë fazës së parë të projektit është kryer procesi i matrikullimit të bagëtive, si dhe dixhitalizimi i të dhënave për to. Ky proces do të kryhet në të gjithë Qarkun e Korçës  për pajisjen e 37 mijë fermerëve me pasaportat e gjedhit. Në sajë të këtij projekti, fermerët e Qarkut të Korçës do të përfitojnë shërbime falas në matrikullimin e bagëtive, shërbimet veterinare, etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›