Korcë, 21-vjecari 8 muaj në koma, familjarët apel për ndihmë
KORCË- Prej 8 muajsh një 21-vjecar nga fshati Barç në Korcë ndodhet në gjendje kome në spitalin e Selanikut, ku lufton me vdekjen.
Ky është Erjon Xhangoli i cili në 22 shkurt të këtij viti, ndërsa përpiqej ti shpëtonte patrulles greke në Selanik për shkak të mungesës së dokumentacionit, rrëzohet nga një lartësi prej 15 metrash.
Mes skamjes dhe dhimbjes, familjarët e 21 vjecarit kërkojnë ndihmën e shtetit.
“Doktori ka dhënë shpresa, por do kohë, nuk dihet sesa do të zgjasë, nuk i përballon dot me para. Deri tani kemi paguar shumë euro. I lutem shtetit në cdo mënyrë të më shpëtojë djali”,- lutet i përlotur babi i 21-vjecarit Skënder Xhangoli.
Erjoni është fëmija i 8-të i familjes Xhangoli, e cila jeton vetëm me 130 mijë lekë të vjetra të ardhura të kryefamiljarit.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)