E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, 4 persona nën hetim për falsifikim kombësie

Policia e Korçës ka nisur procedim penal ndaj 4 personave për falsifikim kombësie. 

Burime nga policia bëjnë me dije se janë vënë nën hetim shtetasit Ilia Janko nga Drenova, Dhionis Diamanti nga Dishnica dhe bashkëshortët Kosta dhe M. Braciani përkatësisht 51 dhe 46 vjeç nga Lozhani pasi dyshohen se kanë falsifikuar kombësinë nga shqiptare në greke.
 

Sipas policisë verifikimi i të dhënave të këtyre personave ka nisur pas kërkesës së Interpol Tiranës për dyshime se ata kishin falsifikuar kombësinë për efekt dokumentacioni.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›