E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, 58-vjeçari gjendet i vrarë në lokalin e të birit

Gazeta Shqip

Krimi godet sërish. Një 58-vjeçar nga Korça është vrarë me armë zjarri në lokalin e të birit. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Vloçisht dhe mësohet se viktima, Et’hem Hëna, gjatë natës ruante ambientet e lokalit.

Dyshohet se 50-vjeçari është qëlluar për vdekje gjatë një tentative grabitjeje, por nuk përjashtohen edhe konfliktet e mundshme të viktimës apo pista të tjera.

Trupi i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm nga kalimtarë të rastit, ndërkohë që policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

27 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Korçë, 58-vjeçari gjendet i vrarë në lokalin e të birit burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›