E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, 70-vjeçarja denoncon në polici të birin për përdhunim

Gazeta Shqip

Një e moshuar nga qyteti i Korçës denoncon publikisht keqtrajtimin në familje, jo vetëm për dhunën fizike e psikologjike që ka provuar për vite me radhë, por edhe të abuzimit seksual, sipas saj nga i biri. Zhaneta Pitushi, rreth 71 vjeçe nga qyteti i Korçës, pretendon se djali i saj afro 20 vjet më i vogël ka tentuar ta dhunojë seksualisht. Një denoncim i tillë publik, ende nuk ka vënë në lëvizje policinë e Korçës, pasi banorja e këtij qyteti, 71-vjeçarja Pitushi më parë ka sensibilizuar vetëm nëpërmjet mediave. “Asnjë denoncim nuk është depozituar në policinë e Korçës për abuzim seksual të ndonjë të moshuare dhe si pasojë asnjë hetim nuk ka filluar paraprakisht për ndonjë çështje të tillë, deklaruan burime zyrtare të policisë rajonale të Korçës. Kjo e moshuar, sipas policisë, nuk ka kërkuar ndihmën e forcave të rendit për të shpëtuar nga dhuna dhe abuzimi i djalit të saj. Ka qenë afro 10 vite më parë i shtruar në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit dhe ka shenja skizofrenie. Kohët e fundit ka tentuar të shfrytëzojë nënën e vet që të kryejë edhe marrëdhënie seksuale, dëshmon 71-vjeçarja Pitushi. Ajo tregon si prova të dhunës që ushtron i biri, shenjat e rrahjeve që i kanë mbetur në trup, për të cilat thotë se i kanë mbetur si pasojë e një tentative për abuzime seksuale nga i biri. Edhe vetë e moshuara 71-vjeçare, në deklarimin e saj nuk ka shfaqur ndonjë qëndrueshmëri mendore, por kjo dyshohet se ka të bëjë me trajtimin nga i biri që ajo e konsideron si të sëmurë psikik, si dhe nga vetë mosha 71-vjeçare e kësaj gruaje që jeton e vetme me djalin e saj. Ky konkluzion ka dalë nga një verifikim paraprak që punonjës të policisë së Korçës kryen mbrëmjen e së hënës pas denoncimit publik që e moshuara bëri për dhunim psikologjik, fizik e seksual të saj nga i biri. Zhaneta Pitushi figuron edhe më parë si një person i dhunuar fizikisht apo psikologjikisht nga djali i saj. G.Ashimi

Korçë, 70-vjeçarja denoncon në polici të birin për përdhunim burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›