E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë; Aksidentohet për vdekje dhe braktiset në rrugë një 48-vjeçar



Në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në vendin e quajtur fshati Biranj, është gjetur një person i vdekur, i cili nga hetimet paraprake u konstatua se gjatë orëve të natës është aksidentuar në mënyrë fatale nga një mjet i paidentifikuar. Sipas të dhënave zyrtare nga policia e Korçës, uniformat blu kanë mundur ta identifikojnë këtë person, i cili ishte Selim Osmani, 48 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Libonik të Korçës, i cili në momentin e aksidentit, ka dashur të kalojë rrugën nga njëra anë e saj në tjetrën. Policia kreu veprimet procedurale për veprën penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/2 i Kodit Penal dhe po vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj vepre penale.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›