Korçë; Depresioni, tenton vetëvrasjen 31-vjeçarja
Një 31-vjeçare nga fshati Rëmbec i Korçës, e ndodhur në kushtet e një depresioni të rëndë, ka konsumuar lëndën helmuese të fostoksinës. Sipas të dhënave policore, Arjana Bajrami, lindur dhe banuese në fshatin Rëmbec të Korçës, është shoqëruar nga familjarët në spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë me simptoma të helmimit. Nga hetimet paraprake u konstatua se ajo kishte përdorur lëndë helmuese fostoksinë në kushtet e depresionit psikik dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën. U kryen veprimet e nevojshme procedurale për veprën penale të “shkaktimit të vetëvrasjes së mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 99 dhe 22 i Kodit Penal.