E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova s'merr Udhërrëfyesin, Malmström: Menaxhim i sigurtë i kufijve

PRISHTINË- Kosova do të vonohet në procesin e liberalizimit të vizave, pasi dokumenti themelor, Udhërrëfyesi, nuk është finalizuar ende në Bruksel.

Komisionerja Europiane për Çështje të Brendshme, Cecilia Malmström në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeminsitrin e Kosovës Hashim Thaci, konfirmoi lajmin, ndërkohë që theksoi se objektivat e qeverisë mund të ndihmojnë shumë në hapat që duhet të ndërmarrë Kosova, megjithëse nuk tha një datë të saktë se kur mund të ndodhë procesi i liberalizimit.

“Mendoj se letësimi është mënryrë e mirë që njerëzit të bashkohen me njëri tjettrin dhe të zhmangin paragjykimet. Kjo nuk do ishte e mundur pa punën e madhe të qeverisë për të filluar këtë dialog. Mjeti për të nisur objektivin është udhërrëfyesi, por pavarësisht mungesës së tij, pikat e tij shtrohen në objektivat e qeveris. Nuk mund tju jap një datë saktë, duhet shumë punë”,- nënvizoi Malmström.

Komisionerija Europiane u shpreh se duhet një menaxhim i sigurtë i kufijve.

Ndërkohë këmbënguljes së gazetarëve për një datë të saktë se kur Kosova mund të marrë udhërrëfyesin, i cili do të mund ti hapte rrugë procesit të liberalizimit, shefi i qeverisë koasovare u shpreh se zhvillimet historike në vend kanë vonuar këtë proces.

“Si e tha dhe komisionerja është me rëndësi që Kosova ka ecur para, do të respektohen të gjitha procedurat e duhura. Është me rëndësi që kemi përmbushur disa kritere. Ne si qeveri do të punojmë maksimalisht që procesi të mbyllet sa më shpejt. Duhet të jemi të hapur dhe me vetveten pasi jemi të fundit në rajon që kemi fituar lirinë dhe pavarësinë”,- theksoi Thaci.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›