E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizita ne Emiratet e Bashkuara Arabe

Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto në vijim të vizitës së tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, është pritur nga homologu i tij, Sheikun Abdullah bin Zayed Al Nahayan. Gjatë këtij takimi ministri Haxhinasto vlerësoi rolin e Emirateve të Bashkuara Arabe në rajonin e Ballkanit, në drejtim të forcimit të sigurisë, paqes e zhvillimit. Zoti Haxhinasto kërkoi që Emiratet e Bashkuara Arabe të vazhdojnë në luajnë një rol proaktiv në drejtim të rritjes së njohjeve për pavarësinë e Kosovës. Nga ana e tij, ministri Al Nahayan theksoi se do të vazhdojë të kontribuojë për rritjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.
Gjatë kësaj vizite, ministri Haxhinasto pati një takim edhe me ministrin e Ekonomisë Dr. Sulltan Mensuri, me të cilin u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi dypalësh.
Ministri i Jashtëm shqiptar, ka zhvilluar një takim edhe me presidentin e linjës ajrore “Emirates Airlines”, Sheikun Ahmed bin Sayed Al Maktum, me të cilin diskutoi mbi vendosjen e një linje të direkte ajrore mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›