Korce/ Me "Benz" luksoz te vjedhur, pranga shqiptaro-danezit
Tentonte te fuste nje makine te vjedhur ne Shqiperi, kapet ne piken kufitare te Tushemishtit shqiptari me shtetesi daneze. Burime zyrtare te Policise se Korces bene me dije se i ndaluari ne flagrance eshte Samet Rasimi 57 vjec, lindur ne Tetove te Maqedonise dhe banues ne Danimarke. Ndalimi eshte kryer pasi rreth ores 17:50 te se enjtes, me automjetin e tij tip "Benz C200", me targe te huaj YU4047, ka tentuar te kaloje makinen luksoze nepermjet pikes se kalimit kufitar, por pas verifikimit nga kontrolloret ne sistemin TIM-s, rezultoi qe mjeti ishte i vjedhur dhe per pasoje eshte sekuestruar ne cilesine e proves materiale.