Korce/ Kapen ne arrati dy te kerkuar ne Kolonje
Dy persona te kerkuar per "mosdhenie te mjeteve per jetese" dhe "demtime te tjera me dashje" jane arrestuar diten e djeshme nga Policia e Korces. Burime zyrtare bene me dije se i pari eshte kapur Durim Ismaili 39 vjec, banues ne Selenice te Kolonjes. Prokuroria e Korces kishte nxjerre urdher ndalimi per te dyshuarin pas denoncimit te bashkeshortes se nuk i jepte leke per rritjen e femijeve te tyre. Pak ore me pas eshte ndaluar edhe Elidjon Roli, 30 vjec, banues ne Qafzes po te Kolonjes, i cili kerkohej me urdher te prokurorise per vepren penale "demtime te tjera me dashje", te shkaktuara ndaj nje bashkemoshatari pas nje sherri qe kishte pasur pak muaj me pare.