E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permet/ Bastis dyqanin e celulareve, kapet ne arrati

Vjedhja e nje dyqani celularesh dhe karta rimbushese i ka kushtuar prangat nje te dyshuari 30 vjecar nga fshati Mbrezhdan i Permetit. Artan Teka eshte kapur duke zbardhur dita e djeshme, pasi gjurmet e gishterinjve te gjetura ne vendngjarje me 25 janar ne qytetin e Kelcyres provojne autoresine per plackitjen e dyqanit te D. R. Pasi ka hyre nga catia, duke shqyer tavanin, i dyshuari ka marre prej andej 8 aparate telefonash celular, 40 karta rimbushese 5 karta smart etj. Burime zyrtare thane se Teka ishte fshehur ne shtepine e nje te afermi te tij dhe ne cilesine e proves materiale, iu sekuestruan nje numer kartash te vjedhura.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›