E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plackitnin hekurin e trenave per skrap

Elbasan- Nje grup hajdutesh te hekurudhes dhe trenave ne Elbasan, eshte goditur nga policia vendore pas disa javesh hetimi dhe pergjimi ambiental. Kater persona u ndaluan diten e djeshme dhe disa te tjere, emrat e te cileve mbahen sekret, u shpallen ne kerkim per "vjedhje ne bashkepunim". Pasi plackitnin trenat, hekurishtet shiteshin ne pikat e grumbullimit te skrapit per qellime perfitimi. Burime zyrtare thane se operacioni eshte koduar "Makinisti" dhe ne pranga rane kusherinjte Edlir dhe Eduart Kovaci, 28 dhe 29 vjec, si dhe Spartak Rexhepi e Emiljano Dinja, 24 vjec, te gjithe banues ne Elbasan. "Ne bashkepunim me njeri-tjetrin jane kapur ne flagrance duke vjedhur hekur per skrap ne fshatin Paperr, ne nje vagon te trenit te linjes Shkoder-Elbasan", thane burime zyrtare te policise. Hetimet po vijojne edhe per dokumentimin e plote te ketij grupi kriminal, kurse ne kerkim jane shpallur edhe disa persona te tjere.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›