Vjedhja e kishave, nje kapet tjetri ne kerkim
Korce- Plackitjet e kishave ne zonen e Korces kane me ne fund edhe emra te dyshuarish. Nje person i arrestuar dhe nje tjeter endacak i shpallur ne kerkim eshte bilanci i aksionit te zhvilluar nga policia vendore. Burime zyrtare thane se u vu ne pranga diten e djeshme, Bledian Trushina, 37 vjec, banues ne Tushemisht te Pogradecit. I riu dyshohet per vjedhjen e sendeve me vlere ne Kishen e "Shen Pandelimonit", ngjarje e ndodhur me 10 janar te ketij viti. Ndaj Trushines eshte ngritur akuza e "vjedhjes", ndersa po punohet per te zbuluar se ku kane perfunduar materialet e kultit te vjedhura. Po diten e djeshme eshte dokumentuar edhe vjedhja e bujshme e Kishes se "Shen Thanasit" ne Korce, me 31 mars 2009, ne lagjen nr. 3. I dyshuari i shpallur ne kerkim eshte 51-vjecari me inicialet L. R., nga fshati Sheq i Fierit, i cili do pergjigjet per akuzen e "vjedhjes".