E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karrem te mituren, prostitute dhe hajdute

Pogradec- Nuk i ka mjaftuar zanati i hajdutit te dyqaneve, por ushtronte dhe detyren e tutorit te nje vajze te mitur nga Tirana. Vajza sherbente si "karremi" per t'iu terhequr vemendjen pronareve te lokaleve apo shtepive, sipas hetimeve te kryera. Nje 17-vjecar eshte prangosur duke zbardhur dita e djeshme ne lagjen nr. 3 te Pogradecit, teksa tentonte te plackiste nje shtepi ne qytet. Gjate hetimeve te kryera eshte zbuluar autoresia edhe ne kater dyqane te tjera dhe shfrytezimi nga i mituri, i nje vajze 15-vjecare me ngjyre, nga kryeqyteti, e cila perdorej dhe per vjedhjet. Burime zyrtare bene me dije se i mituri me inicialet E. C., banues ne Pogradec, eshte ndaluar nen dy akuza, "vjedhje" dhe "shfrytezim prostitucioni" i te mitures me inicialet A. A., banuese ne Yzberisht.
Mbremjen e se enjtes, 17-vjecari ka tentuar sulmin e radhes ndaj nje banese ne qytet. E. C., ka gjetur nje shtepi ne lagjen nr. 3 ku banonte dhe vete. Denoncimi eshte bere nga pronari i shtepise, N. K., i cili ka deshmuar se ishin vjedhur sende materiale me vlere dhe para. Menjehere gjate aksionit i dyshuari eshte kapur dhe izoluar ne qeli, kurse nga krahasimi i shenjave te gishterinjve dhe marrja ne pyetje, jane zbardhur shume vjedhje te tjera. "Ndaj te miturit jane faktuar ngjarje te tjera, si vjedhja e lokalit te biznesmenit D. Kapi, ndodhur ne date 22 janar te ketij viti ne lagjen nr. 2, vjedhja e lokalit te F. Qazimllarit me 25 janar ne lagjen nr. 1 e dyshohet per dy te tjera", thane burime zyrtare te policise se Pogradecit diten e djeshme.
Policia konfirmon se vjedhjet jane kryer ne bashkepunim me te mituren me inicialet A. A., 15 vjece, banuese ne Yzberisht te Tiranes. "Kete vajze i dyshuari E. C., e ka detyruar per ushtrim prostitucioni ne rrethana renduese", konfirmuan burime zyrtare. Deshmine e ka dhene vete vajza pas shoqerimit ne Komisariatin e Pogradecit, duke rrefyer edhe per vjedhjet e kryera. Madje i mituri e perdorte ate si "karrem" per t'u terhequr vemendjen pronareve te lokaleve apo banesave dhe per te kryer vjedhjet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›