Tritol lokalit ne Zejmen, dyshohet sherri per pronesi
Lezhe- Hidhet ne ere me eksploziv lokali ne fshatin Zejmen te Lezhes, dyshohet konflikti i pronesise. Nje sasi prej 200 gr e dyshuar si tritol, ka shperthyer rreth ores 01:00 te mengjesit, kurse roja i lokalit nuk ka mundur te dalloje dot autoret. Policia beri disa shoqerime te dyshuarish, por i liroi dje pas disa oresh marrje ne pyetje. Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet filmike te kameres se sigurise se lokalit, pasi eksplozivi eshte vendosur nga krahu i pasim i objektit, ku gjendet dhe nje vresht rrushi. Sipas hetimeve te kryera, roja ka qene ne pjesen e perparme dhe ka degjuar vetem shperthimin e fuqishem. Menjehere jane njoftuar uniformat blu, ndersa nje grup ekspertesh antimine kryen keqyrjen e zones. Shperthimi ka sjelle deme te shumta materiale, por nuk ka pasur te lenduar, pasi dera ishte e mbyllur dhe nuk kishte kliente. Gjate marrjes ne pyetje, pronaret e lokalit jane shprehur, se kane pasur disa dite me pare nje konflikt pronesie dhe dyshonin per kete piste. Por deri dje ne mbremje, nuk ka pasur asnje person te dyshuar te ndaluar per "shkaterrim te prones me eksploziv". Nga keqyrja ne vendngjarje u konstatuan shkaterrim i dyerve, dritareve dhe pjeseve te murit te lokalit.