E Diel, 1 Nëntor 2026

Atentat biznesmenit, mister motivet e krimit

Elbasan- Atentat me pistolete nje sipermarresi ne rrugen "Rinia", ne Elbasan. Per pasoje ka mbetur i plagosur ne kembe biznesmeni dhe ka mundur te arratiset, agresori te cilit i eshte bllokuar arma dhe e ka hedhur ne trotuar. Burime te policise thane se i dyshuari Ahmet Zena, 32 vjec, ka qelluar me arme ndaj Fatos B., 40-vjec, i cili po qendronte prane pallatit te tij ne ndertim.

Autori mendohet se ka qene me nje automjet tip "Benz", me targe te huaj MGVL44. Gjate qitjes se vetme, 32-vjecari e ka plagosur me nje plumb ne kembe kundershtarin. Atentatori ka mundur te qelloje vetem njehere, per shkak se arma e zjarrit eshte bllokuar. Ai e ka hedhur pistoleten ne afersi te trotuarit dhe me pas eshte larguar me shpejtesi ne kembe, nga vend i ngjarjes. Ne vendngjarje kane shkuar forca policie te cilat kane rrethuar zonen perreth dhe u ngrit nje grup hetimor per te zbardhur shkaqet dhe rrethanat. Operacioni eshte udhehequr nga drejtori i Policise se Qarkut, Aleks Hajdari. Pas punes se shpejte operative, policia ka identifikuar autorin e atentatit dhe e ka shpallur ate ne kerkim.

Policia ka bllokuar zonen perreth dhe ka vendosur postblloqe, ne rruget hyrese e dalese te Elbasanit. Mesohet se 32 vjecari, i ka zene pusine ne nje rrugice ne afersi te pallatit ne ndertim te Fatos B., pak metra larg universitetit. Por nuk ka mundur ta vrase, pasi pistoleta eshte bllokuar gjate qitjes se dyte. Ende nuk dihen shkaqet e ketij atentati. Por sipas burimeve te policise, paraprakisht shkak per konfliktin kane qene motivet e dobeta, te cilat nuk u specifikuan. Ne cilesine e proves materiale, eshte bllokuar arma e zjarrit dhe nje gezhoje.

Ceshtja po ndiqet nga Prokuroria e Elbasanit, ndersa grupi hetimor ka siguruar edhe deshmine paraprake te biznesmenit te plagosur. Mjeket thane se i plagosuri ka marre nje plage plumbi ne nje prej kembeve dhe gjendja e tij eshte jashte rrezikut per jeten. Pas nderhyrjes kirurgjikale gjendja shendetesore e Fatos B., paraqitet me optimale sipas bluzave te bardha.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›