Korçë, “OMONIA”: Vllehët të regjistrohen me identitet grek

Organizata e minoritetit grek “OMONIA”, dhe kreu i saj në Korçë, Naum Visho ka bërë thirrje për vllehët, që ata të deklarojnë kombësinë e tyre helene gjatë regjistrimit të popullsisë
“OMONIA”, kërkon që vllehët të regjistrohen me identitet grekë, pasi sipas kësaj organizate në Korçë ka shumë vllehë me origjinë helene. Po ashtu “OMONIA”, ka bërë thirrje që vllehët të mos mashtrohen.
“Këta zëra kanë si qëlim zhdukjen e identitetit tonë. OMONIA në Korçë deklaron se janë një numër i madh vllehësh me origjinë helene. Të mos humbasim identitetin tonë”, u shpreh ai.
Regjistrimi i popullsisë në vend, do të zgjasë 30 ditë dhe do të zhvillohet përgjatë gjithë muajit tetor në mbarë vendin. Për regjistrimin do të angazhohen mijëra anketues dhe përgjigjet në formular janë detyrim ligjor.