E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, Berisha: Nihilisti Rama flet për një Shqipëri tjetër, atë të Mesjetës

DURRËS- Kreu i qeverisë Sali Berisha ka marrë pjesë paraditen e kësaj të shtune në inaugurimin e ujësjellësit Spitallë-Porto Romano, ndërsa u shpreh përpara banorëve të Spitallës se me këtë investim ka mbajtur një premtim të dhënë për ta.

Ndërsa duke u ndalur tek investimet e 4 viteve që vijnë, Berisha theksoi, “Në Spitallë Kënetë e Porto Romano do asfaltojmë cdo rrugë e rrugicë në 4 vitet që vijnë. Do ndërtojmë e rindërtojmë cdo shkollë e qendër shëndetësore, do bëjmë gjithçka për punësimin tuaj. Këtë 4 vjecar porti i Durrësit do marrë anije 44 mijë tonëshe, do fillojë ndërtimi i gazsjellësit TAP, projekti më i madh evropian që kalon nëpër Shqipëri”, tha kryeministri.

Ndërsa duke akuzuar Ramën se flet për një Shqipëri të mesjetës dhe jo Shqipërinë që sot jetojmë, Berisha e ftoi atë vinte në këtë zonë ku furnizimi me ujë të pijshëm bëhet 24 orë. Ai akuzoi më tej kryebashkiakun e Durrësit, Dako për taksa të larta ndaj biznesit.

“Për të paturt të qartë mashtrimet e shokut të autobusit mavi ju ftoj të shkoni tek një biznes i vogël në qendër të Durrësit dhe shikoni sa paguan nga Gjushi (Vangjush Dako) i Ramës dhe krahasoni me një biznes në Tiranë, diferenca do jetë 40 deri në 50% më e ulët, po nuk ishin kështu votoni taksat e Gjushit. Ftojeni të vijë këtu, se deklaron cdo ditë se jemi në mesjetë më duhet t’i them këtij nihilisti se vetëm 5 vite më parë më pak se 60% e shqiptarëve merrnin ujë të rrjedhim sot 90% e tyre dhe do rritet në vazhdim për furnizim 24 orë. Prandaj i thoni shokut të autobusit mavi ta sjellë këtu autobusin që të shpëtojë nga mesjeta, këtu ka ujë 24 orë”, komentoi Berisha.

“Kush beson në zhvillim, kush do rrugë, drita, ujë 24 orë, vende të reja pune të votojnë 44 dhe Partinë Demokratike”, tha më tej kryeministri.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›