Korce: Tregu nuk ka VC, ngelëm duke parë “dyqanet” e shkopsitura të burrave
09/08/2010 Gratë e pazarit të Korçës kërkojnë reagimin e menjëhershëm: Paguajmë gjithë detyrimet
Korçë - Aktualisht pazari i Korçës po përjeton ditët më të vështira që nga dita e krijimit të tij dhe deri më sot. Në të gjitha hapësirat e tij, ku shiten fruta-perime dhe artikuj të tjerë ushqimorë nga më të ndryshimit, nuk gjendet asnjë ambient higjieno-sanitar, ose e thënë ndryshe nuk ekziston asnjë VC, as për burrat dhe as për gratë. Për rrjedhojë, këto ambiente mungojnë edhe për blerësit. Edhe pse është premtuar vazhdimisht për ngritjen e një ambienti higjieno-sanitar, sërish vazhdon e njëjta situatë. Tregtarët që punojnë aty dhe që janë të shumtë pyesin veten: “Përse ndodh kështu?”, por nuk arrijnë të gjejnë një përgjigje, ndërsa sërish shtrojnë pyetjen e radhës: “Po drejtuesit e bashkisë a i kanë shtëpitë dhe zyrat e tyre me banja, apo nevojat personale i kryejnë prapa mureve?”. Të gjendur në këto rrethana, kur ditët e verës kanë qenë tepër të nxehta dhe vazhdojnë të jenë të tilla, jeta e tyre si tregtarë fruta-perimesh e mallrash ushqimore, është bërë e padurueshme. Nuk janë të pakta ato gra tregtare që tregojnë se “kanë frikë të hedhin sytë përreth godinave të pazarit, pasi në çdo kohë do të shikosh qytetarë-blerës, të rinj apo dhe njerëz të tjerë që shkopsitin dyqanet e tyre dhe kryejnë nevojat personale të mbështetur pas mureve”. “Kjo gjë ndodh çdo ditë, aq sa edhe tullat e mureve kanë filluar të shkërmoqen, - thonë tregtaret femra. - VC të tilla, të improvizura, gjenden rreth e rrotull pazarit. Një pamje të tillë nuk mund ta shihje as para 500 vitesh, dhe jo më tani në shek. XXI, dhe aq më shumë kur nga drejtuesit e bashkisë trumbetohet me forcë për një qytet të kulturës dhe të Mësonjëtores së Parë Shqipe. Por nëse do të mësosh se nga kush qeverisesh dhe çkulturë kanë sjellë ata që qeverisin, më shumë se çdo gjë tjetër e tregojnë banjat”. Por nuk është vetëm kjo. Po për gratë e tregut si i bëhet? Në raste nevojash personale ato duhet të lenë tregun dhe të vrapojnë drejt banjave popullore të qytetit të Korçës, të cilat do të ishin një farë zgjidhjeje, nëse do të ishin afër, por kur ato gjenden larg, për tregtaret femra është një torturë e vërtetë. “A mendojnë vallë drejtuesit e bashkisë që edhe tregtarët janë njerëz dhe mund të sëmuren, dhe mund të kenë nevoja të shpeshta për përdorimin e ambienteve higjieno-sanitare? E gjithë kjo që po ndodh me ne, është e turpshme”, shprehen tregtarët. Megjithatë, e keqja nuk përfundon këtu. Tashmë nën temperaturat e larta ekziston mundësia e përhapjes së ndonjë epidemie. “Nuk e kuptojmë përse ndodh kështu, sepse gjithkush prej tregtarëve është i rregullt në pagesën e të gjitha detyrimeve financiare që ka ndaj bashkisë, ndaj këta të fundit që në krye të herës së pari duhet të kishin menduar për ngritjen e një VC-je. Çuditërisht, edhe pse çdo vit e ngremë zërin për këtë punë, sërish bashkia e ka bërë veshin të shurdhët. Në fillim të këtij viti u duk sikur u bënë përpjekje për ngritjen e VC-ve, madje diçka u bë, por më pas gjithçka mbeti në mes dhe ne jemi sërish pa banja. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë më tej. Të sigurta jemi për një gjë, që ende do të vazhdojmë të mos ngremë kokën nga domatet dhe kastravecët, sepse njerëz të ndryshëm shkopsitin pantallonat dhe mbështeten pas mureve, ndërsa avulli i rëndë lundron mbi tregtarët dhe prodhimet ushqimore”, përfundojnë tregtaret femra së treguari për hallin e tyre, që nuk po gjen zgjidhje.