Shiroka: Përfundon ujësjellësi, por nuk ka asnjë pikë ujë
09/08/2010 Banorët kërkojnë nga pushteti vendor marrjen e masave, rrezikohet turizmi
Zona turistike e Shirokës vazhdon të mbetet problematike në shumë drejtime, edhe pse pritej që këtë vit ti jepej prioritet krijimit të kushteve më të favorshme për pushuesit. Një nga problemet më shqetësuese për banorët e Shirokës, vetëm 4 kilometër nga qyteti i Shkodrës, mbetet furnizimi me ujë të pijshëm. Rreth dy vite më parë, shirokasit mirëpritën investimin prej rreth 20 milionë lekësh të Qeverisë shqiptare për ndërtimin e një rezervuari dhe ujësjellësi rrëzë malit të Taraboshit në Shirokë, si dhe pasimin e këtij projekti me investimin për rrjetin e plotë të kanalizimeve. Me këto investime zona turistike e Shirokës do të kishte mundësi të furnizohet me ujë të pijshëm nga ujësjellësi. Investimet përfunduan para më shumë se një viti, por përsëri banorët e Shirokës nuk patën mundësi ti gëzoheshin as edhe një dite të vetme furnizimit me ujë nga ky ujësjellës. Me përfundimin e punimeve u bë një provë dhe gjithçka dukej se funksiononte normalisht, por që atëherë nuk ka ardhur asnjëherë ujë. “Nuk e kuptojmë se si shteti lë një investim të tijin të shkojë dëm”, shprehen banorët e lagjes turistike Shirokë. Banorët e kësaj zone kërkojnë që strukturat përkatëse të njësisë vendore apo të qeverisë të merren menjëherë me këtë problem. Përveç kësaj, ata theksojnë se është skandaloze të mungojë uji i pijshëm në një zonë për të cilën pretendohet të zhvillohet turizëm jo vetëm liqenor, por edhe malor. Ndërkohë, mungesa e kanalizimeve të ujërave të bardha e të zeza dhe vendit të grumbullimit të hedhjes së mbeturinave janë probleme të tjera të kësaj zone, që ndikojnë dukshëm në moszhvillimin e turizmit, shumë të përfolur gjatë këtyre 15 viteve të fundit. “Nuk mund të funksionojë turizmi kur nuk ka ujë, kur turistët përballen me kushte jo të mira higjieno-sanitare, kur shohin rrjedhje të ujërave të zeza”, theksojnë banorët e Shirokës.