1944 Aleatët nisin mësymjen nga Shqipëria
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Shërbimi i jashtëm i “Uashington Post”, Romë
Romë, 27 shtator 1944 - Me një lëvizje për të zënë në grackë trupa të shumta gjermane në Ballkan dhe Mesdheun Lindor, trupat aleate të marinës dhe forcës ajrore zbarkuan në Shqipëri dhe në ishujt e Jugosllavisë, - lajmëroi sot komanda e forcave aleate. Zbarkimet bënë të mundur rrethimin e rreth 200.000 mijë trupave gjermane të bëra pluhur e hi të Hitlerit në krahun e Ballkanit, mes Rusisë në verilindje dhe forcave aleate në bregdet. Brenda, forcat partizane kanë shpartalluar në vazhdimësi repartet që janë përpjekur të arratisen drejt “Reich”-ut (Perandorisë), përmes shtigjeve gjarpëruese në male. Në të njëjtën kohë, avionët e aleatëve dhe anijet e marinës vazhduan sulmet e tyre kundër përpjekjeve të armiqve për të evakuuar garnizonet gjermane të ishujve të Egjeut. Ndërkohë, qyteti i vogël bregdetar i Sarandës do të bëhej dëshmitar i operacioneve ushtarake të forcave aleate. Zbarkimi i forcave aleate angleze u bë në Gjirin e Kakomesë. Oficeret anglezë të vendosur pranë shtabeve partizane apo atyre nacionaliste, informonin gati çdo ditë qendrën e tyre në Bari mbi situatën në terren, duke dhënë raporte shumë të detajuara mbi të gjitha lëvizjet e trupave gjermane si dhe situatën politike në vend. Komanda e Forcave Aleate në Bari e kishte shumë të qartë se formacionet partizane e kishin tashmë në kontroll të plotë situatën dhe qytetet e vogla shqiptare po çliroheshin njëra pas tjetrës nga sulmet e brigadave partizane, të cilat kishin përballë forca gjermane të demoralizuara dhe që kërkonin rrugëkalime të lira për t u kthyer sa më parë në Gjermani. Sipas raporteve britanike, partizanët kishin në kontroll Konispolin si dhe rrugën e bregdetit, duke bllokuar kështu çdo tentativë të gjermanëve për t u tërhequr nga këto rrugëkalime. Duke pasur parasysh që edhe Gjirokastra ishte në duart e partizanëve, e vetmja rrugë e lirë për forcat naziste ishte ajo e Janinë-Follorinë. Flota Mbretërore angleze kërkonte me çdo kusht rivendosjen e hegjemonisë së saj detare në Mesdhe dhe për këtë arsye ishte e interesuar për të pasur në dorë të gjitha pikat strategjike që do të lehtësonin këtë qëllim. Kontrolli mbi Kanalin e Korfuzit mbas përfundimit të luftës sigurisht ishte një prej qëllimeve të saj.
Betejë në frontin e gjerë
Një komunikatë e dalë nga forcat ajrore të Ballkanit tha se “forcat detare, ajrore dhe ato tokësore të Adriatikut, aktualisht janë duke vepruar në frontin e gjerë të Adriatikut që përfshin Shqipërinë dhe ishujt e Jugosllavisë”. Berlini vërtetoi se mësymjet ishin bërë nga “Shqipëria përgjatë të gjithë bregdetit dalmat”, i cili shtrihet në veri nga Jugosllavia dhe deklaroi se luftimet “janë duke vazhduar ende”. “Forcat britanike dhe ato të Shteteve të Bashkuara, janë duke u përballur me rezistencën e fortë gjermane”, - u tha gjatë një transmetimi të një radioje gjermane. Komunikata e forcave aleate, nuk bëri me dije përmasat e njësive të përfshira. Përgjithësisht, në të shkuarën, operacionet e forcave tokësore të Adriatikut kishin qenë të një natyre ndërhyrjeje të shpejtë, duke përfshirë relativisht grupe të vogla trupash. Komanda e forcave të aleatëve tha se garnizoni gjerman në Himarë të Shqipërisë ishte shkatërruar dhe kjo i kishte detyruar gjermanët të braktisnin rrugën e bregut, duke iu drejtuar detit për të furnizuar me ndihma garnizonet e tjera.
Flota Mbretërore në veprim
Një lajmërim i Marinës tha se mjeti i zbarkimit i Flotës Mbretërore, i mbështetur nga gjuajtësit dhe anijet e lehta bregdetare, kanë vepruar që prej 16 shtatorit mes ishujve jugorë Dalmat, me trupa aleate dhe partizanë në bord, të cilët po sulmojnë me shpejtësi dhe po godasin në mënyrë të befasishme trupat gjermane. Marina e aleatëve dhe forcat ajrore, goditën në mënyrë të përsëritur armikun në detin Egje. Forcat Ajrore Mbretërore lajmëruan shkatërrimin e tre avionëve të mëdhenj gjermanë transportimi trupash, në një sulm natën e kaluar nga “Beaufighters”, ndërsa ishte dhe sulmi i tretë i njëpasnjëshëm ndaj objektivave gjermane në Kretë. Anijet e marinës shoqëruan një anije të vogël gjermane drejt bregut në ishullin e Melosit. Një raport nga Stambolli, bën me dije se patriotët grekë kishin marrë në dorëzim ishullin e Samothrakës, që ndodhet përballë portit të Kavallasë, pasi bullgarët e kishin evakuuar. Lajmi turk tha gjithashtu se gjermanët i kishin hequr garnizonet e tyre nga ishujt e Parosit dhe Naksosit në Ciklade dhe kishin nisur të pastronin ishujt te Lemnosit, i cili ishte përdorur si një bazë nëndetëseje dhe ajrore.
5 ura jashtë përdorimit
Pesë nga tetë urat që mbajnë sistemin hekurudhor mbi lumin Danub, ndërmjet Budapestit dhe Beogradit, kanë dalë jashtë funksionit nga bombardimet e avionëve të forcave aleate, - lajmëruan forcat ajrore aleate të Mesdheut. Dhe një hekurudhë 1.500 këmbëshe udhë-rrugë afër Borovnicës, në Jugosllavi, 40 milje në verilindje të Triestes, është dëmtuar shumë rëndë. Të tjerë avionë të forcave aleate vazhduan sulmet e tyre ndaj pikave të grumbullimit të ndihmave të armikut, përqendrimeve të trupave dhe transportit automobilistik gjatë gjithë Ballkanit.
Ky lajm është publikuar: 02/07/2009